|
REAGIM
Lëvizja “ Bashkohu “ në emër të myslimanëve të Republikës së Kosovës shpreh indinjatë të thellë lidhur me deklarimin e kryetarit të parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi i cili në seancën e parlamentit të Kosovës të datës 19 Prill 2012 si edhe disa herë të tjera ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare si kryeparlamentar për të sulmuar islamin dhe myslimanët .
Reagimi i kryetarit të Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi lidhur me çështjen e ofrimit të shërbimeve mjekësore nga personeli i gjinisë femërore për femrat myslimane që bartin shami në klinikën e gjinekologjisë nxjerri në pah edhe njëherë islamofobinë e tij si edhe shumë herë të tjera.
Ne ia bëjmë më dije kryeparlamentarit Krasniqi se e drejta e pacientit për të përzgjedhur mjekun që do ti ofroj shërbime shëndetësore është e drejtë themelore e pacientit pavarësisht se në çfarë baze dhe për çfarë motivi pacienti e bën përzgjedhjen e mjekut.
Kjo e drejtë mbrohet fuqishëm në shoqëritë demokratike ku respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut dhe është e garantuar edhe në legjislacionin e shtetit tonë gjegjësisht në ligjin 2004/38 neni 5 dhe 6, prandaj shkelja e kësaj të drejte dhe sulmi i motivuar nga urrejtja kundër islamit dhe myslimanëve , kundër qytetarëve të Kosovës që duan ,kanë guximin dhe janë të informuar për të drejtat e tyre paraqet shkelje të ligjit dhe kushtetutës së Kosovës.
I bëjmë thirrje kryeparlamentarit Jakup Krasniqi që ti jap fund luftës kundër islamit dhe myslimanëve dhe dyfytyrësisë së tij në takime me përfaqësuesit shtetërore të vendeve islame. Vazhdimi me deklaratat dhe qëndrime të tilla anti islame do të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e shtetit tonë me shumë shtete mike të cilat parezervë kanë përkrahur dhe vazhdojnë ta përkrahin vendin tonë .
Deklarata e Jakup Krasniqit pas kthimit të tij nga vizita në Turqi se presim njohje të reja nga bota myslimane është hipokrizi e tij e radhës sepse me qëndrimet e tij ai është pengesë për njohje të shtetit të Kosovës .
Në fund të këtij reagimi ia bëjmë të qartë kryeparlamentarit Krasniqi të cilit koha dhe rrethanat ia kanë imponuar që me hipokrizi ti zgërdhihet demokracisë , sistemit pluralist dhe sistemit të lirive dhe të drejtave të njeriut, ndërsa komunizmi është sistemi të cilit i ka mbetur besnik, se ne jemi të informuar për të drejtat tona dhe të vendosur për realizimin e tyre.
Lëvizja “Bashkohu “
Adresa : Rr. Nazmi Gafurri pn.
Prishtinë
email :
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa
www.bashkohumene.com
Prishtinë
04.05.2012
|
|
|
Lëvizja "Bashkohu" përkrahë protestën për zhvillimet në veri me 24 prill |
|

Lëvizja "Bashkohu" po përcjell me vëmendje zhvillimet politike sociale dhe ekonomike të Kosovës, gjithashtu paralajmëron edhe popullin e Kosovës për një rrezik që po i kanoset vendit dhe qytetarëve te saj.
Duke e parë ketë rrezik lëvizja "Bashkohu" në mbledhjen që ka bërë me kryesinë e saj ka vendosur te përkrahë protestën për zhvillimet në veri të organizuar nga Nexhmedin Spahiu , prandaj i ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që me 24 prill ti bashkangjiten kësaj proteste e cila thërret për ta mbrojtur integritetin , sovranitetin dhe qytetarët shqiptarë në pjesën veriore të Kosovës .
Lëvizja "Bashkohu" gjithashtu kërkon nga qeveria e Kosovës të mos bëjë marrëveshje që dëmton popullin e Kosovës, përkatësisht etninë shqiptare dhe dënon çdo marrëveshje që bëhet si rezultat i presionit në dëm të qytetarëve të Kosovës .
Kryesia e Lëvizjes "Bashkohu" www.bashkohumene.com |
|
Lëvizja "Bashkohu" denoncon pederastinë e qeverisë dhe diskriminimin e muslimanëve |
|

Deklaratë për media
Lëvizja "Bashkohu" denoncon pederastinë e qeverisë dhe diskriminimin e muslimanëve.
Lëvizja "Bashkohu", e cila mbron vlerat fetare dhe kombëtare të popullit në Kosovë ,po ndjek me shqetësim të thellë deklaratat e disa qeveritarëve të Kosovës. Këta njerëz që kanë mision shkatërrimin e identitetit musliman shqiptar, kohët e fundit po kryejnë një gjenocid fetar dhe kulturor kundër popullit tonë.
Lëvizja "Bashkohu" , deklaratat e disa politikanëve që janë pjesë e qeverisë, e bëjnë thirrje për degjenerimin moral të shoqërisë sonë i dënon në mënyrë të prerë. Mbrojta e homoseksualëve nga disa qeveritarë, të njëjtit që kanë shpallur luftë kundër vajzave tona me shami tregon natyrën anti-popullore dhe anti-shqiptare të qeveritarëve të Prishtinës.
Qeveritarët tanë që në emër të Bashkimin Evropian kërkojnë të shpallin si moral pederastinë dhe si krim besimin Islam, të cilin e ndalojnë që të mësohet në shkollat tona – e shohim thirrje si të rrezikshme për shoqërin tonë , pasi që vetë Bashkimi Evropian ka vënë kusht për pranimin e një shteti të kenë mbi 50% të arsimuar në nivelin bachellor, gjë që i mohohet popullit tonë.
Ne si muslimanë të Kosovës i apelojmë popullit tonë që të ndalojë dhe mohojë degjenerimin moral dhe fetar që qeveritarët tanë duan të na imponojnë. Ne jemi kundër paradës së gejve, pasi ne jemi shqiptarë muslimanë. Në traditën tonë shqiptare dhe mësimin e Kuranit, falë të cilave ne i rezistuam për 100 vjet okupimit serb, pederastia nuk ka vend. Ajo është krim, turp, mëkat dhe fatkeqësi e madhe e cila sjell dënimin e Zotit.
Po ashtu i sigurojmë motrat tona që ne nuk i kemi harruar edhe poshtërimet që ato pësojnë për shkak të shamisë në shkollat publike në Kosovë, në një kohë që pederastët trajtohen me përkëdheli. Ky është një fakt shumë domethënës që tregon se për kë punon qeveria Thaçi të cilën e sigurojmë se në rast vendimi të lejimit për ndonje parad të imoralshme sic janë gej-t do ta ndalojmë me të gjitha mundësit që i kemi .
Ne i bëjmë apel qeverisë së Kosovës që të mos provokojë ndjenjat fetare të popullit tonë, siç kanë bërë serbët. Kosova i përket shqiptarëve musliman dhe jo pederastëve. Nesë qeveritarëve tanë u pëlqen jeta e gejve, u sugjerojmë që të lënë Kosovën dhe të shkojnë në Hollandë apo në vende të tjera. 99% e shqiptarëve e refuzojnë pederastinë dhe imoralitetin. Prandaj ne kërkojmë demokratikisht ndalim të këtij degjenerimi publik.
Kryesia e Lëvizjes "Bashkohu"
|
|
Deklaratë me rastin e vrasjes së dy shqiptarëve në Maqedoni |
|
Deklaratë me rastin e vrasjes së dy shqiptarëve në Maqedoni
Qasja e vazhdueshme antishqiptare dhe antiislame e pushtetit maqedonas ,dhe rasti i fundit i vrasjes së dy të rinjve shqiptarë në qytetin e Gostivarit nga polici sllavomaqedonas , na ka indinjuar thellë ne si shqiptarë dhe muslimanë të Kosovës, dhe në emer te xhematit musliman e denojmë kete akt.
Familjarëve të viktimave të ketij akti kriminal e lusim Allahun t’i japë durimin dhe ti bëjë të fortë përballë kësaj fatëkeqësie me të cilën janë goditur.
Ne ndiejmë dhembje së bashku me ju për vëllezërit tanë të vrarë , dhe ju sigurojmë se jemi pranë jush me lutjet tona dhe të gatshëm për t’ju përkrahur në cdo formë që kërkon nevoja për ti dhënë fund terorrit sllavo maqedonas dhe lojalitetit të klasës politike shqipëtare ndaj këtij pushteti !
Adresa : Rr. Nazmi Gafurri pn. Prishtinë Kontakti : Tel: 044 425 318 Email:
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa
_______________________________________________________________________________________________ |
|
Takimi i radhës i organizuar nga lëvizja "Bashkohu" |
|
Takimi i radhës i organizuar nga lëvizja "Bashkohu"
Me daten 29/02/2012 u mbajt takimi i radhes me aktivistët e Lëvizjes "Bashkohu" . Takimi u veçua me numrin e madh të aktivistëve, ku mbi 200 aktivistë shprehën gatishmërinë e tyre të përkrahin në mënyra të ndryshme iniciativat e Lëvizjes "Bashkohu".
Në takim u diskutuan disa çështje aktuale që po shqetësojnë popullatën vendore , rrespektivisht Lëvizjen "Bashkohu". Takimi ishte transparent dhe pjesëmarësit shprehën ide të ndryshme rreth gjendjes aktuale ne vendin tonë.
Nga fjalimet e kryesisë së Lëvizjes "Bashkohu" , pjesëmarësve në tubim ju drejtua anëtari i kryesisë Bujar Gjikokaj , ku shpalosi disa iniciativa që Lëvizja "Bashkohu" mendon ti marë në të ardhmen . Gjithashtu pjesëmarësve në tubim ju drejtua edhe Fuad Ramiqi i cili tha se idetë e opinionit na ndihmojnë që Lëvizja "Bashkohu" të funksionojë më mirë.
Takimi u përmbyll duke e lutur Allahun që viti 2012 të jetë vit i drejtësisë në vendin tonë. |
|
|
|
|
<< Fillo < Para 1 2 3 Tjetri > Fund >>
|
|
Faqe 1 nga 3 |